
Masat ndaj protestuesve të maskuar, apo që gjuajnë ndaj policisë e dëmtojnë bizneset do të hyjnë në fuqi më para se Kuvendi ti shqyrtojë. Ndryshimi i ligjit për tubimet do të miratohet me akt normativ, çka lejon zbatimin e menjëhershëm, ndërsa Parlamenti do të duhet ta votojë brenda 45 ditëve. Deputetët socialistë zhvilluan mbledhjen e grupit nën drejtimin e Edi Ramës diskutua edhe dëmshpërblimi i bizneseve të dëmtuara në protestë ku paketa e masave pritet të parashikohet në buxhetin e vitit 2027. Udhëzimi i dhënë për socialistët ishte që te dalin në terren dhe të shpjegojnë paketat sociale të qeverisë.