Dhuna në Rrjoll pas protestës, 24 persona nën hetim dhe 2 në pranga

Pas përplasjes mes protestuesve dhe punonjësve të një kompanie sigurie, si edhe dëmtimit të mjeteve të firmës që po ndërton një resort në Rrjoll, Policia e Velipojës ka njoftuar se në total janë proceduar 24 persona.

Sipas njoftimit zyrtar të Stacionit të Policisë Velipojë, janë vënë në pranga Nardi Malaj, 51 vjeç, dhe Tur Shullani, 45 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” si dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në gjendje të lirë po hetohen shtatë persona: L. K., 32 vjeç (Ivanaj); A. N., 33 vjeç (Gomsiqe); D. N., 27 vjeç (Gomsiqe); N. M., 70 vjeç (Gomsiqe); Z. Sh., 54 vjeç (Velipojë); Z. M., 33 vjeç (Rrjoll); dhe P. M., 69 vjeç (Rrjoll). Edhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësit shtetëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim: A. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); A. M., 28 vjeç (Baks-Rrjoll); D. Sh., 20 vjeç (Pulaj); Gj. P., 60 vjeç (Torovicë); L. K., 39 vjeç (Torovicë); M. K., 32 vjeç (Torovicë); P. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); S. K., 44 vjeç (Torovicë); N. K., 35 vjeç (Torovicë); P. K., 27 vjeç (Luarzë); A. Zh., 31 vjeç (Ishull Shëngjin); A. P., 46 vjeç (Torovicë); S. Sh., 52 vjeç (Pulaj); S. K., 19 vjeç (Torovicë); dhe G. P., 55 vjeç (Baks-Rrjoll).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?