Dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës, pranga 43-vjeçarit në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.Ç ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në mënyrë të përsëritur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në mënyrë të përsëritur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.