Dhunë ndaj një protestuesi të arrestuar? Avokati i Popullit nis verifikimet
Dy ekipe të Avokatit të Popullit kanë zhvilluar inspektime pas pretendimeve për dhunë ndaj një protestuesi të arrestuar, i cili mbahet prej rreth 48 orësh në bllokun e sigurisë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Pretendimet u bënë publike nga avokati Gentian Serjani, i cili deklaroi se klienti i tij, Niko Qarkaj, është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e policisë. Sipas avokatit, nuk është marrë në konsideratë as gjendja shëndetësore e të arrestuarit, i cili vuan nga epilepsia dhe, sipas tij, ka shfaqur disa kriza gjatë ndalimit.
Pas këtyre pretendimeve, Avokati i Popullit angazhoi dy ekipe në terren. Njëri ekip u drejtua në spital, ndërsa tjetri në bllokun e sigurisë të Komisariatit Nr. 3, me qëllim verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe të pretendimeve të ngritura.
KOHA JONË SONDAZH

