
Dy ditë pas dhunimit të oficerit të policisë Miham Velço në Sarandë, uniformat blu kanë shpallur në kërkim tre persona të indentifikuar si Antonio Lefteri, Engjëll Dalanaj dhe Andrea Rubati. Ky i fundit 27-vjeç është djali i Thimjo Rubatit, që mbrëmjen e djeshme iu bë një atentat në biznesin e tij. Të tre personat kanë precedentë penalë.