FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë. Autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar.

53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, agresorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin 53-vjeçarit. Ndërkohë zbulohet se Toma është shtruar tek ortopedia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak, teksa autorët i kanë marrë edhe telefonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar.

Shqipëria ka hyrë prej kohësh në një fazë ku shumë konflikte nuk zgjidhen më me debat apo me institucione, por me dhunë demonstrative. Dhe kur dhuna merr forma kaq të egra, ajo nuk synon vetëm viktimën; synon të krijojë frikë te të gjithë të tjerët.

Prandaj, hetimi i kësaj ngjarjeje nuk është thjesht çështje identifikimi autorësh. Është provë për shtetin. Nëse autorët zbulohen shpejt dhe motivi zbardhet, atëherë institucionet ruajnë autoritetin. Nëse jo, ngjarja do të mbetet si një tjetër sinjal se në disa territore të Shqipërisë, ligji ende sfidohet nga logjika e forcës dhe e intimidimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?