Dhunohet në një dasëm në Kosovë këngëtari Shpat Kasapi

Një festë familjare në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është shndërruar në skenë dhune, ku mes të lënduarve kanë qenë edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi.

Sipas burimeve të portalit kosovar Sinjali, dy vëllezërit, përkatësisht rreth 40 dhe 47 vjeç, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj, 62 vjeç, Bledar Kicaj, 36 vjeç dhe Blerim Kicaj, 29 vjeç.

Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion si autorët e dyshuar ashtu edhe të lënduarit, për marrje në pyetje. Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat kosovare raportojnë se sherri ka nisur pasi këngëtari, i ftuar për të performuar në dasmë, ka mbërritur me dy orë vonesë dhe, sipas dëshmitarëve, ka qenë nën efektin e alkoolit. Ky fakt ka shkaktuar pakënaqësi tek dhëndri dhe disa nga të ftuarit, duke çuar në përplasjen fizike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?