Dhunohet Parku Kombëtar i Apolonisë, Meta: Ndëshkim shembullor për barbarët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shkatërrimin e një prej momumenteve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Kreu i shtetit shprehet se barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

“Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar”,- shprehet kreu i shtetit.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje tepër e rëndë, apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.

Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar.

Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t’i bëjnë.

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! ??”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?