Dhunoi fizikisht ish-bashkëshorten, pranga 53-vjeçarit në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, ndërsa ata akuzohen për drejtim mjeti pa lejen përkatëse dhe për dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Sipas bluve të qytetit bregdetar, në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale J.V dhe SH.L.
Njoftimet e policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin : J.V.,18 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi: SH.L.,53 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht ish-bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Dhunë në familje”.