Dhunoi gazetarin, lirohet Presidenti i “Kastrioti”-t

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Presidentit të klubit të “Kastriotit”, Alban Vogli.

Nga masa e sigurisë “Arrest me burg” e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, Voglit i është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” nga ana e Apelit.

Vogli u arrestua më 10 maj të vitit 2016, pasi dhunoi duke i shkaktuar plagë të rënda gazetarin sportiv Eduard Ilnica.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi u shënua mbrëmjen e 9 majit 2016, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.Policia thotë se dhuna ka ndodhur për shkak të një artikulli nga ana e gazetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të “Kastriotit” Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi  E. I. ka publikuar në një gazetë lokale”, sqaronte policia e Tiranës më 10 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?