Dhunoi gruan me sende të forta, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 71-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij pas një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet S. M., 71 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit, ku gjatë konfliktit dyshohet se 71-vjeçari ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij, E. M., 61 vjeçe.
Si pasojë e dhunës, 61-vjeçarja ka mbetur e lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
KOHA JONË SONDAZH

