Dhunoi policin bashkiak, shpallet në kërkim 19-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 19-vjeçarin me inicialet E. M., pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ka kërcënuar një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës.

Sakaq “blutë” kanë referuar në Prokurori materialet në lidhje me autorin e dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës. Punohet për kapjen e shtetasit E. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?