Dhunoi punonjësen e OSHEE, shpallet në kërkim pronari i lokalit

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjëse të OSHEE, e cila kishte shkuar të shihte sahatin e dritave në lokalin e agresorit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.C, 38-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R.H, 37-vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?