FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhunon zyrtarin e Kadastrës në Tropojë, arrestohet 63-vjeçari

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar zyrtarin e Kadastrës në Tropojë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka rënë shtetasi me inicialet A.Gj.

“Arrestohet nga Policia, 1 shtetas për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta, përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.”, thote policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?