Dhunonte bashkëshorten 19 vjeçe, arrestohet 31-vjeçari
Një 31-vjeçar, banues në Vlorë ka rënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19-vjeçare.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.V., për të cilin materialet përkatëse i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë një tjetër shtetas është arrestuar në Vlorë. Bëhet fjalë për B.K., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në Bulevardin “Ismail Qemali” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Nga kontrolli i ushtruar në mjet, Policia ka gjetur një armë sportive pa lejen e organeve kompetente.