FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhunonte nusen e djalit në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet vjehrri

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit dhe e kërcënonte se do ta vriste, por ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon përshkallëzimin e ngjarjes dhe vë në pranga një 65 vjeçar në Lezhë.

Ky shtetas në banesë, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.

Policia me marrjen e njoftimit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit B.Ll., Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?