Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, lihen në burg Dritan Nano dhe dhëndri i tij

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg ndaj dy të arrestuarve dhe tre personave të tjerë në mungesë, të shpallur në kërkim në lidhje me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi pak ditë më parë.

Dritan Nano dhe Dorian Alia nuk e kanë pranuar akuzën, duke deklaruar se ngjarja nuk ka qenë e organizuar.

Ndërkohë vijon të jetë e njëjta gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi. Mësohet se parametrat e tij shëndetësorë mbeten të pandryshueshëm.

Mëngjesi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.

SHKARKO APP