Dhunuan dhe grabitën çiftin në Lezhë, identifikohet një nga autorët
Është identifikuar një nga autorët e grabitjes me dhunë në Lezhë.
Policia ka identifikuar si Pavlin Dokaj 23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë njërin nga dy grabitësit, duke e shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi
Lezhë
Zbardhet ngjarja e ndodhur në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të para të datës 24.05.2021, në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi P. D.,23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.
Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit Pavlin Dokaj dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.