Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën

Detaje të reja nga hetimet lidhur me dhunimin e Klea Prengës, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se motrat janë larguar jashtë vendit. Çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhër-ndalimet për te dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

SHKARKO APP