Dhurata Çupi: Rama do jetë humbësi më i madh! S’kam bërë thirrje për votë preferenciale, por për numrin 9.

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi shpreh shqetësimin se ka përpjekje nga qeveria për blerjen apo intimidimin e votuesve.

Plagosja e ndodhur në Kavajë pasditen e 19 prillit por dhe publikimi i audiopërgjimit të kreut të Kadastrës Artan Lame ku flitet për hartimin e një skeme nanovrimi në mënyrë që të përfitojë votat familjet që janë në proces legalizimi por të cilat në bazë të ligjit nuk përfitojnë janë prova të kësaj thotë Çupi e ftuar në intervistën për Ora News me gazetaren në studio Matilda Mcini.

Ka përpjekje për deformim blerje apo intimidim të votuesve. Në Qarkun Dibër ka presion nga administrate. Mos harroni se në bashki janë emëruar kryetarë që nuk janë përzgjedhur nga qytetarët por të emëruar nga Rama. Kemi shtetin në rrezik nga këta njerëz të papërgjegjshëm. Nuk ka rëndësi kur është bërë videoja por mentaliteti i tyre” thotë zonja Dhurata Çupi.

Por kjo nuk e ndal dot entuziazmin e qytetarëve për ndryshimin.

“Vërej entuziazmin tek qytetarët dhe janë të çlirët për të kërkuar ndryshimin. Ka padurim për të votuar ndryshimin” shton më tej kandidatja për deputete në qarkun e Dibrës.

“Edi Rama e Qeveria e tij do të jetë humbësi më i madh në këto 30 vite”

Sa i takon votës preferenciale, Çupi thotë se PD në Dibër po ndjek taktikën e maksimalizimit të votës.

“Ne nuk kemi bërë thirrja për numra personal por për numrin 9 dhe programin e PD-së. Sa i takon votës preferenciale i përkas kandidatëve që nuk kam bërë thirrje për votë preferenciale secili është i lirë të votojë për atë që voton. Të gjithë kandidatët e PD-së janë të mirë” tha ajo duke u shprehur e bindur se Dibra do I falë Bashës një fitore plebishitare.

SHKARKO APP