Diaspora e Greqisë/ Rivalitet mes PS-PD, në Tiranë garë e fortë mes 4 kandidatëve

Në sallën e Parkut Olimpik janë kandidatët nga PS dhe PD që po monitorojnë votën personale. Gara preferenciale zhvillohet vetëm në qarqet Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Korçë, pasi në të tjerat lëvizjet mbeten të pandryshueshme, duke iu referuar zarfeve të mbetura të Greqisë.
Në Korçë Besa Spaho e PS përpiqet ta ruajë mandatin nga Eslemvera Zake. Në Lezhë, Admir Kadeli mendon se mund Marjeta Nelin tek PS. Në Kukës, nga PD mund të lëvizin emrat e Shkëlqim Shehut drejt Isuf Çelës.
Gara e fortë edhe brenda PS-së në Tiranë, pasi diferencat mes 4 kandidatëve vetëm për 2 vende në Kuvend, janë të ngushta. Po luftojnë për një vend nga kuota gjinore deputetet Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti, me këtë të fundit që nga numërimi pa Greqinë ishte në avantazh me 20 vota.
Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi nga PS janë po në garë për një vend, teksa i dyti ndodhej mbi 130 vota para kolegut nga numërimi pa diasporën e Greqisë. Nga PD, s’ka asnjë tendencë deri tani që Alimehmeti të mundë Tabakun, ndërsa kjo e fundit është shkëputur me 3 mijë vota dhe zarfet e Greqisë vështirë se mund ta ndryshojnë raportin.