Diaspora, Peleshi: Nuk pranojmë kushtin nga PD për dokumentet e huaja

Kushti i PD-së për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja nuk do të pranohet nga mazhoranca.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi, thotë se kërkesa është e parealizueshme.

Ndërsa drafti që mban vetëm firmat e PS parashikon tre ndryshimet që lidhen me afatet e regjistrimit, mbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit dhe kompozimin e komisionit të numërimit nga përfaqësues të dy forcave kryesore politike, kushti i ri i vendosur nga opozita, sipas Peleshit, është i qëllimshëm për bllokimin e draftit të dakordësuar.

SHKARKO APP