Dibër, shkarkohet drejtoresha e spitalit

Vetëm dy ditë pas incidentit të ndodhur në spitalin e Peshkopisë, dikasteri i Shëndetësisë ka shkarkuar drejtoreshën Irini Shehu. Shefi i financës denoncoi në Polici dhunën që ushtroi eprorja ndaj tij, madje ai mori ndihmë mjekësore pasi u gjakos në fytyrë. Po ashtu sot infermierë dhe mjekë të këtij spitali publikuan mesazhe aspak normale me Shehun. Irini Shehu është sakaq edhe kryetare e këshillit bashkiak Dibër.

SHKARKO APP