Dibër/Babi përdhunoi vajzën 15 vjeçe në pyll; Arrestohet 46 vjeçari

Nuk kanë fund të tilla lajme në vendin tonë. Një ngjarje e rëndë ka tronditur përsëri opinionin publik. Një baba 46 vjeçar përdhunon vajzën e tij 15 vjeçe. Krimi ka ndodhur në zonën e Dibrës. Në shoqërinë e psikologut dhe të Prokurorit është marrë në pyetje vajza e mitur, e cila pasi kishte bërë denoncimin në polici. Shtetasi Guri Përgjegji pas 12 orësh është arrestuar dhe tashmë do të përgjigjet për krimin e bërë.

Vajza është gjetur në shtëpinë e xhaxhait të saj, në gjendje të rëndë psikologjike, ditën e djeshme, rreth orës 11:00. Ajo ka pohuar se përdhunimi ka ndodhur në një vend të pyllëzuar dhe ai u largua menjëherë në drejtim të pyllit.

Ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e vet, arrestohet pas 12 orë kërkimesh e ndjekje nga  Policia. Me datën 18.08.2016 mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative se në një fshat  të Njësisë Administrative Kastriot,  një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se: Shtetasja E.P,  15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona  në gjini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se: Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00,  poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.

Efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë  Dibër kanë bërë krehjen e territorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Guri Përgjegji, 46  vjeç, banues në  Njësinë Administrative Kastriot Dibër,  për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni  106 i Kodit  Penal. Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore  paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Të gjitha veprimet e para hetimore  janë kryer nën kryesimin e Prokurorit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Dibër.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?