Dibra mbyll votimin, ja deputetët që çon në Kuvendin e ri
Dibra bëhet qarku i parë që ka mbyllur procesin e numërimti dhe për kandidatët. Nga 5 mandate deputetësh që ka ky qark, 3 PD dhe 2 PS, deputetët që do të futen në Kuvendin e Shqipërisë janë Lavrim Krashi dhe Aurora Mara nga PS ndërsa nga PD Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.
Vlen të theksohet se Aurora Mara dhe Dhurata Çupi konfirmohen si deputete, ndërsa Krashi, Çollaku dhe Mziu janë deputetë për herë të parë.
Krashi vjen si një nga risitë e PS me eksperiencë në pushtetin lokal në Londër. Të njëjtën përvojë ndajnë dhe Mziu me Çollakun por në Shqipëri, i pari si ish-kryebashkiak i Kamzës ndërsa i dyti ish-këshilltar në këshillin bashkiak të Tiranës.
Duhet thënë se votimi për kandidatët në Dibër nuk pati asnjë surprizë. Konfirmimet vijnë nga vendet e sigurta në listë pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti të thyejë herësin.
Më i votuari nga PS në Dibër është Aurora Mara, ndërsa nga PD Xhelal Mziu.
Rezultatet përfundimtare në Qarkun Dibër.
Votat preferenciale për kandidatët, sipas partive.
Partia Socialiste
-Lavdrim Krashi 3370
-Aurora Mara 9376
-Dionis Imeraj 5154
-Melaim Damzi 4609
-Spartak Koltraka 1544
-Anisa Xhika 504
Marrin mandat
-Lavdrim Krashi
– Aurora Mara
Partia Demokratike
-Xhelal Mziu 5351
-Kreshnik Çollaku 5093
-Dhurata Çupi 2870
-Edmond Isaku 5098
-Luan Haka 4374
-Irini Shehu 2000
Marrin mandat
-Xhelal Mziu
-Kreshnik Çollaku
-Dhurata Çupi