Didi: Shefi i Interpol s’kishte pse të më njoftonte me e-mail

Dy media njoftuan se shefi i zyrës së Interpolit në Tiranë, Artan Bajraktari, e kishte njoftuar me e-mail Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didin, për urdhër –ndalimin  e mbërritur nga Interpoli belg për Mark Frrokun. Këtë fakt, sipas tyre, Bajraktari e ka pohuar edhe para prokurorëve që po hetojnë skandalin e fshehjes prej 3 muajsh të kërkesës së autoriteteve belge. Por Artan Didi e mohon këtë. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare ai thotë se nuk shefi i Interpolit, tashmë i arrestuar, nuk kishte përse ta njoftont me e-mail dhe se ai duhet të kishte vënë në dijeni Prokurorinë. Pavarësisht këtij qëndrimi, Didi u detyrua të jepte dorëheqjen, një akt i veshur me pikëpyetje të shumta e që ngre dyshimin se ai ishte vënë në dijeni të shkresave të Inteprolit belg për deputetin e mazhorancës. Nuk dihet nëse ai ka ndikuar që këto shkresa të mos u përcilleshin Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Deri tani nuk ka të dhëna nëse Didi është përfshirë në hetime. Pyetjes nëse ishte e vërtetë që dy specialist e arrestuar e kishihn njoftuar në kohë përmes një e –maili për të dhënat që kanë ardhur nga Belgjika për deputetin Mark Frroku, Didi i është përgjigjur: “Jo, nuk kishin pse të më dërgonin e –mail mua. Ata duhej që, sapo të vinin të dhënat, t’i hidhnin në sistem dhe duhet që të vinin në dijeni prokurorin”. Kjo që thotë shefi i dorëhequr i policisë është një detyrim ligjor për kreun i Interpolit. Por pyetja që shtrohet është: a ka ndikuar Didi që ai të mos e përcillte këtë njoftim?

SHKARKO APP