Diell dhe rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë, do të vijojë nën masat ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 16°-17 C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

SHKARKO APP