Diell dhe rritje temperaturash, moti për këtë të dielë
Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët por në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.