Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 9ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 21ºC në 32ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një ulje ku do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 27ºC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?