Diell dhe rritje temperaturash, sot ditë plazhi

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 20ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19C në 29ºC. Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 2 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 19ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 24ºC.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?