FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës; dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit por pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta, si fillim në jug të vendit dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, duke rrezikuar momente me pika shiu në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës priten vranësira më të dendura në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?