FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diell i nxehtë dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.

Sipas Meteoalb, vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarqet Elbasan dhe Berat, por nuk priten reshje.

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgë 2-3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?