Digjen 4 hektarë me shkurre në Fier, nuk ka situatë problematike

Situata në vatrën e zjarrit ne fshatin Mushonj – Bardhaj- Cerril , Njësia Administrative Selitë , bashkia Mallakastër paraqitet me e qetë.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, sot nuk ka vatra aktive në perimetrin e jashtëm te saj ndërkohë që 20 punonjës te strukturave të Bashkisë Mallakastër po bëjnë kontrollin e perimetrit të jashtëm të vatrës së zjarrit.

Perimetri i jashtëm po monitorohet me 1 mjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të MZSH për çdo situatë të papritur. Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme në Fshatin Metoh, Njësia Adm. Aranitas, bashkia Mallakastër, rreth orës 21:00 ka pasur një vatër zjarri e cila është izoluar në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur rreth 4 ha me shkurre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga strukturat e tjera vendore të M.Civile, Qarku Fier, deri në këto momente nuk raportohen situata problematike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?