FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Digjen edhe dy automjete në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Rreth ores 04 .00 të kësaj të Premteje në lagjen 11 Nentori në qytetin e Elbasanit janë djegur pjesërisht 2 automjete.Sipas burimeve nga vendngjarja janë djegur automjetit tip Volvo AA 123 OD në pronësi të shtetasit Daniel Duka.

Automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe automjeti tip Ford fokus me targë AA 993 BN në pronësi të shtetasit Aleksander Bragjecit.

Ky automjet është djegur në pjesën e pasme .Pas sinjalizimit të marrë sherbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit , ndërsa policia ka siguruar pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja pêr të zbuluar autorët e saj pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?