Digjen katër fshatra, pamje apokaliptike tymi e zjarri në Gramsh
Digjen 4 fshatra në Gramsh: Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër.
Tymi ka mbuluar të gjithë zonën deri në afërsi të Cërrikut dhe flakët arrijnë në deri disa metra.
Më herët, Ministria e Mbrojtje bëri thirrje urgjente që banorët e këtyre fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën masivisht në disa fshatra.
Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa nuk dihet fati një personi, që ka mbetur i bllokuar brenda.
Ndërsa në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.
Ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është tejet e vështirë, për shkak të terrenit dhe flakëve të mëdha, që u rrezikojnë jetën.

KOHA JONË SONDAZH

