FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani piketon zëvendësuesin e Leao-s, luan në Bundesligë

Milani po përgatitet për një verë të nxehtë në merkato, ku në qendër të vëmendjes është e ardhmja e Rafael Leão. Drejtuesit kuqezi janë të gatshëm të shqyrtojnë oferta të rëndësishme për portugezin, duke hapur rrugën për një ndryshim të madh në repartin ofensiv.

Në rast largimi të Leaos, objektivi kryesor i Milanit është Antonio Nusa, talenti i ri i RB Leipzig. Lojtari 19-vjeçar vlerësohet rreth 35 milionë euro dhe konsiderohet profili ideal për të marrë rolin në krahun e majtë.

Nusa ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit me paraqitje mbresëlënëse, veçanërisht në ndeshjet kualifikuese të Botërorit, ku ka dominuar përballë Italisë. Shpejtësia, teknika dhe potenciali i tij e bëjnë një investim strategjik për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, gjithçka mund të varet edhe nga sezoni i Leipzig: nëse klubi gjerman nuk arrin të kualifikohet në Champions League, transferimi i Nusa bëhet edhe më i mundshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?