Digjen maskat para Kryeministrisë, Shoqëria Civile ndalon Kujtim Gjuzin. Avokati Goxhaj kundër Ramës: Kjo është vrasje
Policia ka shoqëruar 3 persona të Shoqërisë Civile që po zhvillojnë një protestë kundër vendimit për mbajtjen e maskës me detyrim pranë kryeministrisë. Mes personave që janë të revoltuar për maskat është edhe deputeti Kujtim Gjuzi, të cilit i kanë kërkuar që të largohet nga tubimi.
“Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hap ii parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”, tha avokati Altin Goxhaj.
Ndërkohë, personat e pranishëm kanë hedhur maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj udhrit të ri të qeverisë.
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi që maskat të mbahen me detyrim në çdo ambient, përvec shtëpisë në të kundërt, qytetarët do të marrin masë ndëshkimore 30 mijë lekë të vjetra që do të zbatohet në faturën e energjisë elektrike.
KUR DUHET TË MBAHET MASKA
Barriera mbrojtëse (maska) duhet patur gjithmonë me vete. Përdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë rekomandohet parimisht në këto raste:
Sa herë dilni nga shtëpia; Çdo individ mbi moshën 11 vjeç; Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
Edhe gjatë ecjes në rrugë. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante.
Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19. Në të gjitha institucionet fetare. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
MODIFIKIMET E PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE MASKËS
Ka disa raste që ju lejohet ta hiqni barrierën mbrojtëse apo të modifikoni përdorimin e saj: Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj.
Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare.
Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:
Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*). Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).
Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.