FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Digjen mbeturinat që në mëngjes, tymi e flaka mbulojnë Vlorën

Djegia e mbeturinave urbane në Vlorë këtë mëngjes ka bërë që një pjesë e lagjes Kushtrimi në periferi të qytetit të mbulohet nga shtëllungat e tymit.

Bashkia e Vlorës ka njoftuar zjarrfikësit si dhe punonjësit e shërbimeve publike për të bërë te mundur shuarjen e këtij zjarri.

Sot ka nisur zjarri, nga ora 1 e natës. Punëtorët i kanë vënë zjarrin, ata që mbledhin mbeturinat. Shih ca është bërë, këtu nuk guxon të vësh gjë jashtë. Këta punëtorët ia kanë vënë zjarrin, gjejnë tela bakri, shiko çfarë është bërë”, është shprehur një banor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe para disa muajsh ka ndodhur e njëjta situatë, e cila rrezikon shëndetin e banorëve prreth zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?