
Një zjarr masiv ka shkrumbuar tre lokale në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”. Zjarri ka rënë rreth orës 3:25 të mëngjesit. Tre lokaket janë djegur totalisht ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.
Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat, ashensorit i të cilit ka marrë flakë duke e përhapur më pas me shpejtësi te tre lokalet që u dogjën plotësisht. Raportohet se sipas hetimeve paraprake është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri.
Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal që ndodhet në katin e fundit të pallatit dhe jo për banorët, gjë e cila ka bërë që banesat e pallatit të shpëtojnë pa u djegur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
