Digjet automjeti, dyshime për eksploziv
Në lagjen “18 Tetori” në Lushnje është gjetur i djegur pjesërisht një automjet tip Fiat.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës, dhe raportohet se mjeti në pronësi të shtetasit A.A, 44-vjeç, ndodhej i parkuar në një rrugicë në afërsi të banesës së këtij të fundit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

