Digjet automjeti, lyhet me benzinë dhe i vihet flaka

Një automjet tip fuoristradë ”Land Rover” është djegur në orën e parë të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fushë Krujës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen ”Punëtori” dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti i djegur në pjesën e përparme të tij ishte parkuar në rrugë dhe dyshohet se i është vënë zjarri pasi është spërkatur me lëndë djegëse të llojit benzinë.

Burime policore bëjnë të ditur se pronari i mjetit ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur djegjen e plotë të mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?