Digjet banesa në Sarandë, humb jetën i moshuari 80 vjeç

Një i moshuar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në Livadhja të Sarandës. Sipas policisë, banesa një katëshe u shkrumbua  plotësisht, ndërsa nga djegia e saj gjeti vdekjen shtetasi Spiro Papa 80 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Fëmijët e tij ndodheshin në Greqi. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i zjarri dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa i moshuari nuk e ka vënë re atë, por edhe ishte vonë edhe pas së fqinjëve, për t’i shpëtuar jetën 80-vjeçarit Spiro Papa .

SHKARKO APP