Digjet banesa, shpëtojnë dy të moshuar

Dy të moshuar kanë rrezikuar të digjen brenda banesës së tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm në Komunën Lis të Matit.

Shtëpia e tyre është përfshirë nga flakët rreth orës 01:30, ndërsa ata kanë qenë në gjumë. Fqinjët kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy të moshuarve, Hamdi e Zyra Zgjuni përkatësisht 85 e 83 vjeç.

Ata jetonin të vetëm prej vitesh pasi fëmijët ndodhen ne emigracion. Megjithëse punonjësit zjarrfikës të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, janë munduar të shuajnë flakët, vetëm pak orendi shtëpiake kanë arritur të nxjerrin nga banesa, shkruan Vizion+.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia lokale e Matit, bënë të ditur se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në çatinë e banesës e cila ka qenë prej druri e më pas zjarri është përhapur me shpejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?