Digjet makina e policisë pyjore në Vlorë, dyshohet se është e qëllimshme

Rreth orës 00:05 është njoftuar policia dhe zjarrfikësja e qytetit bregdetar së në lagjen Pavarësia të Vlorës po digjej një automjet tip Mitsubishi Foristradë e bardhë me traga EL 5068 B, automjet i cili i përket policisë pyjore të këtij qyteti.

Menjëherë forcat e zjarrfikëseve kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të fikin zjarrin.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të shumta policore, si dhe  ekspertë të zjarreve të cilët kanë vërejtur në makinë dhe nga gjurmët e lëna mendohet për një zjarrëvënie të qëllimshme.

Sipas policisë në vendngjarje mendohet se automjeti tip Mitsubishi është spërkatur me benzinë dhe më pas është vënë flaka. Po ashtu dyshohet se zjarri i vendosur në këtë automjet është për shkak të punonjësit që e përdorte.

SHKARKO APP