Digjet një bujtinë në Theth, shkrumbohet e gjithë ndërtesa

Një zjarr i madh ka shkatërruar mesditën e sotme një prej bujtinave në Theth. Flakët janë përhapur nga njëra prej dhomave e më pas në të gjithë godinën, duke e shkrumbuar tërësisht.

Forcat zjarrfikëse janë nisur nga Shkodra për t’i ardhur në ndihmë, por largësia prej qytetit është të paktën dy orë.

Për momentin ka vetëm dëme materiale, ndërsa në të gjithë Thethin asnjë prej banoreve nuk i ka të siguruara bujtinat dhe shtëpitë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?