Dikur bëhej 400 orë teori në autoshkollë, eksperti: Duhen matës alkooli në lokale

Raportet thonë se është ulur numri i aksidenteve por numri i viktimave është rritur. Humbja fatkeqe e tre 17-vjeçarëve në dy aksidente rrugore fundjavën që kaloi ishte kulmimi i një situate absurde që po ndodh në rrugët e Shqipërisë. Në dy aksidentet e fundit viktimat janë adoleshentë dhe tragjeditë kanë ndodhur për shkak të shkeljeve flagranteve të ligjit. Në rastin e parë në timon ishte një 18-vjeçar pa patentë dhe i dehur në rastin e dytë viktima është një 17-vjeçar që ndodhej në një automjet që bënte gara shpejtësie në një nga rrugët kryesore të Tiranës.

Për ekspertin e Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha, ky fenomen është tepër shqetësues për shoqërinë. Ai thotë se ne duhet të edukohemi si popull. Për të infrastruktura, konsumimi i pijeve aloolike dhe shpejtësia tej normave të lejuara janë faktorët kryesorë të një aksidenti.

”Fëmija nëse nuk mbush moshën nuk shkon në kurs të rregullt, nuk duhet ti japi makinës. Ka shumë prindër që mendojnë se t’ja mësoj makinën fëmijës që të vogël, se e mësoj unë. Ka kushte të vështira që duhet patjetër ti bëjnë në autoshkollë, për të cilët edhe unë kam vërejtjet e mia sepse autoshkollat janë mbushur me specialist jashtë profilit transport. Edhe atje, nëse mësimi të bëhet në rregull, nuk bëhet teori ngjarje. Ka qenë një lëndë që unë e kam bërë në fakultet, 400 orë teori ngjarje. Makina nuk është aq e lehtë sa e mendojnë këta. Është më e lehtë avioni se sa makina”.

Mësohet se vetëm muajin e kaluar, në aksin rrugor Sauk-Tuneli i Krrabës dhe në autostradën Tiranë-Durrës janë hequr 188 leje drejtimi, nga të cilat 132 vetëm në Sauk-Tuneli i Krrabës, ku mjetet lëvizin me shpejtësi që varion nga 135 deri në 200 km/h.

SHKARKO APP