Dikur mysliman sot një prift thotë se ISIS nuk është kërcënim real

Prifti i cili mbijetoi torturave çnjerëzore në burg, qenit në qeli, thotë se Shteti Islamik (ISIS) nuk është kërcënim real për krishterimin.

Tani udhëheqës i një grupi të të drejtave të njeriut, Reverend Majed El Shafie pretendon se vendet myslimane duhet të marrin pjesë në krizën e refugjatëve dhe zbulon pse ISIS nuk është armiku i vërtetë në një intervistë për Daily Express.co.uk.

39-vjeçari u torturua pasi u konvertua në i krishterë në Egjipt. Një student i ligjit në Aleksandri, Rev Majed themeloi një lëvizje të krishterë për të ndihmuar minoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, veprimet e tij u dënuan me burg, ku rojet abuzuan me atë në mënyrë rutinore. Rev Majed ka thënë: “Ata më rruanin kokën time, në vendosnin  ujë të ftohtë dhe pastaj ujë të nxehtë. Ata më digjnin me cigare dhe i mbushnin me kripë plagët e mia. Unë ende zgjohem me makthe në lidhje me të, edhe tani pas 20 vitesh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë se rojet dërgonin qen në qelinë e tij.

Majed-El-Shafie-608100

Pas muajve të vazhdueshëm të abuzimit fizik dhe mendor, Majed u dërgua në spital dhe më pas u dha vendimi për arrest shtëpie.

Pas kërkesës për azil politik në Kanada, Rev Majed ka themeluar një organizatë bamirëse për të drejtat e njeriut. Organizata punon në 28 vende të botës dhe është fokusuar aktualisht në persekutimin e të krishterëve në Lindjen e Mesme. Duke folur për Express.co.uk një ditë pas sulmit në Normandisë, Rev Majed tha se të krishterët mbetet një objektiv për tu persekutuar.

Ai tha: “Unë besoj se të krishterët janë një objektiv kryesor. Kjo ka ndodhur me të krishterë në Lindjen e Mesme për qindra vjet. Nuk është çudi se çfarë ndodh në të gjitha këto vende me këto sulme. ISIS nuk është problem, para tyre ishte Al-Qaeda, para tyre ishte Hezbollahu dhe Hamasi dhe para tyre ka pasur organizata të tjera. Problemi është ideologjia e ekstremistëve dhe komuniteti mysliman duhet të punojë me ne. Duhet të ketë një fokus i madh në arsim”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?