Dikur në çadrën e Bashës, sot në listën e mbyllur të PS-së

Zamira Sina, dekane e Fakultetit të Ekonomisë në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë është kandidate për deputete e PS-së. Sina u prezantua nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, si kandidate në listën e mbyllur të socialistëve për qarkun Vlorë.
Sina ka qenë në çadrën e Lulzim Bashës para kryeministrisë në vitin 2017. Mesa duket Partia Socialiste ka kapërcyer çdo paragjykim për të shkuarën politike, duke e bërë pjesë të imazhit të saj kryesor për qarkun Vlorë.
Përfshirjen e saj në listën e mbyllur të PS-së në Vlorë, e përmendi sot edhe kryeministri Edi Rama. ”Kemi dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur. Ka qenë në çadër zonja, pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave për pedagogët dhe sot është në listën e mbyllur. Dje, deri dje, kur ishte se harrova. O Lul, kur ka qenë more vëlla? 2017 më duket ka qenë. Në 2017 ishte këtu sepse mendonte që unë duhet të ikja. Tani mendon që unë duhet të rri. Welcome. Goxha zonjë, dekane, njeri i respektuar”.