FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dilema tronditëse, Ferrari prodhon “një veturë më pak se sa kërkon tregu”, pse?!

Ferrari mbetet i palëkundur në traditën e tij për të prodhuar “një veturë më pak se sa kërkon tregu” për të siguruar mungesën dhe dëshirueshmërinë e veturave të tij.

Vetë Enzo Ferrari – themeluesi i kompanisë – dikur deklaroi “Ferrari gjithmonë do të japë një veturë më pak se sa kërkon tregu”.

Megjithatë, Andrea Scioletti tha se marka po eksploron opsione të tjera për të mirëpritur pronarët e rinj dhe do të balancojë prodhimin aktual të fabrikës me kërkesa për veturat e saj, përcjell Telegrafi.

“Ekskluziviteti mbetet një nga elementët e strategjisë sonë”, tha Scioletti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka qenë gjithmonë dhe kështu do të mbetet. Por ndryshimi është se ne duhet të garantojmë që të kemi ekskluzivitet edhe me më shumë vëllime”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet e ditur se shitjet vjetore të Ferrarit për vitin 2023 u rritën 3% nga viti në vit, për një total prej 13,663 dërgesash globalisht.

Në vetvete, ky përmirësim nuk është thelbësor, megjithëse pason një rritje nga viti në vit prej 18.5 për qind në 2022 dhe 22.3 për qind në 2021.

Si rezultat, prodhuesi po ofron mënyra të tjera për klientët që të posedojnë një Ferrari për të plotësuar kërkesën në rritje, si për shembull programi i certifikuar i Ferrarit.

Programi i jep markës luksoze një mundësi tjetër për të mbikëqyrur shitjet, mirëmbajtjen dhe historinë e një veture. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?