Dimër në Malësinë e Madhe, por banorët vuajnë ndërprerjet e energjisë

Linja e amortizuar, mungesa e investimeve dhe numri i vogël i elektricistëve për një linjë transmetimi që shkon deri në 70 kilometra, bënë që mijëra banorë të fshatrave nga Vukpalaj deri në Vermosh, të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Në periudhën e dimrit, kur mjafton një reshje shiu apo një herë e re dhe të gjitha fshatrat që mbulon linja e transmetimit mbeten pa energji elektrike, duke ua vështirësuar jetën e këtyre banorëve.

Ankesat e bëra pranë autoriteteve dhe operatorit të transmetimit të energjisë elektrike deri më tani, kanë rënë në vesh të shurdhër. Ata që kanë emigruar vite më parë dhe rikthehen pranë të afërmve, nuk e fshehin zhgënjimin me realitetin që përjetojnë.

SHKARKO APP